Një gjykatë e Sheriatit në shtetin Kano në Nigerinë veriperëndimore dënoi Omar Farouq më 10 gusht, pasi ai u akuzua për përdorimin e fjalëve të shëmtuara për Allahun gjatë një debati me një mik.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve UNICEF ka kritikuar vendimin e Gjykatës nigeriane të Sheriatit, sipas të cilit një 13-vjeçar u dënua me dhjetë vjet burg për blasfemi.
“Dënimi i shqiptuar 13-vjeçarit Farouqu shkel Kartën Afrikane për të Drejtat e Fëmijëve dhe vetë kushtetutën nigeriane”, tha Kola Alapinni, avokati i djalit.
Duke pasur parasysh faktin se Farouq ka hyrë në pubertet, sipas ligjit islamik, ai merr përgjegjësi të plotë për veprën e tij dhe u gjykua si një i rritur.
Avokati Alapinni i ka thënë CNN se autoritetet shtetërore nuk i lejuan djaloshit qasje tek ai ose avokatë të tjerë dhe se ai mësoi për gjyqin e tij krejt rastësisht kur po punonte për një rast tjetër të akuzave për blasfemi.
Avokati shtoi se nëna e djalit u largua nga qyteti pasi një masë njerëzish filluan të hynin në shtëpinë e saj të zemëruar për shkak të blasfemisë.
“Të gjithë këtu kanë frikë të flasin dhe jetojnë me frikën e hakmarrjes,” shtoi ai.
Shteti federal Kano, si shumica e shteteve kryesisht myslimane në Nigeri, zbaton ligjin e Sheriatit përveç ligjit sekular.