Nikollovski: Kryeshefi i policisë së Tetovës do t’i takojë opozitës shqiptare

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në intervistë për Alsat ka zbuluar ekskluzivisht se ministri i ri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pozitën e kryeshefit të policisë në Tetovë do t’ia besojë opozitës shqiptare.

Marketing

Nikollovski, tha se Toshkovski do të kërkojë nga Bilall Kasami që të propozojë emrin e kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe se një gjë e tillë do të jetë në funksion të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.