Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 31 Tetor, në komunat ku LSDM nuk ka kandidat për kryetar komune, përkrahësit dhe anëtarësia e kësaj partie politike do të votojnë për kandidatë e propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Nikollovski gjatë një deklarate për media.
Sipas Nikollovskit LSDM do të përkrahë BDI-në në Çair, Tearcë, Zhelinë, Tetovë, Studeniçan, Vrapçisht, Dibër, Gostivar, Kërçovë dhe në Strugë.
“Në rrethin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Çairit, në Tearcë, në Studeniçan, në Vrapçisht, në Dibër, në Gostivar, në Kërçovë dhe në Strugë do t’i mbështesim kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kështu do të përmbyllim një proces të unifikimit në të cilin qytetarët më 31 Tetor do të kenë mundësi që të votojnë në këto zgjedhje. Natyrisht, në këto komuna që i përmenda në Çair, Studeniçan Tearcë, Vrapçisht, Dibër, Gostivar dhe Strugë, ne qëndrojmë prapa kandidatëve qeveritarë të propozuar nga BDI,” ka deklaruar Nikollovski.
https://www.facebook.com/watch/?v=6659110084099412&t=0