Nikollovski: Ndryshime në Ligjin për tokë bujqësore

Ndryshimet në Ligjin për tokë bujqësore paraqesin një reformë serioze të gjithë sektorit dhe një mënyrë për të eliminuar të gjitha problemet në ndarjen e tokës bujqësore me qira, tha ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikollovski.

Marketing

Sipas tij, me ndryshimet e parapara ligjore do të ketë rritje të sipërfaqeve të punueshme dhe rritje e prodhimeve cilësore, konkurruese dhe produkte të sigurta bujqësore.

“Me ndryshimet në Ligjin për tokat bujqësore ne mundësojmë shpërndarjen e duhur dhe transparente për dhënie me qira të tokës bujqësore shtetërore dhe vënien në funksion të të gjithë tokës bujqësore në vend. Një nga ndryshimet kyçe që bëjmë është në seksionin për fermerët e rinj. Me synim përfshirjen e tyre më të madhe në bujqësi dhe mundësinë për të filluar agrobiznesin e tyre, të rinjtë deri në 40 vjet do të përjashtohen nga pagesa e qirasë për tre vjet nga përfundimi dhe hyrja në fuqi e marrëveshjes”,- tha Ljupço Nikollovski nga MBPEU.

Me ndryshimet ligjore do t’u mundësohet bujqve të ndërtohen objekte për promovimin e produkteve bujqësore, objekte hotelerie dhe ndërtimin e objekteve për aktivitete sportive rekreative.

Marketing