Nikollovski: Viti 2021, vit i anti-korrupsionit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Lupco Nikollovski, potencoi se Qeveria, e udhëhequr nga LSDM, në vitin kalendarik 2021 po futet me dhjetë prioritete të rëndësishme të cilat dalin nga plani “Aksion 21”, përmes së cilave do të implementohen standardet europiane. Sipas Nikollovskit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë prioritet mbi prioritetet e Qeverisë për vitin 2021, por theks do t’i vendoset edhe riaktivizimit të plotë të ekonomisë, vendosja e standardeve më të larta në të gjitha sferat, si dhe transparenca e funksionarëve përballë qytetarëve.
“Pikërisht lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jetë shtylla e prioriteteve tona. Përmes masave konkrete do të fokusohemi të zgjidhen rastet mbi të cilat ka dyshime për korrupsion të lartë. Vetë fakti i shkurtimit të disa pozitave qeveritare dhe krijimi i pozicionit zëvendëskryeministër për luftën kundër krimit dhe korrupsionit tregon se nuk largohemi nga ky qëllim. Pastaj këtë e treguam në fillim në mandatit me shkarkimin e disa funksionarëve. Kemi dërguar porosi edhe deri tek pushteti lokal se të gjithë ato të cilat nuk janë në shërbim të qytetarëve, do të largohen nga pozitat. Së bashku me USAID-in do të realizohet test për integritetin e çdo funksionari, i cili tregon se në cilin sektor rreziku për korrupsion është më i lartë.”,- deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë, Ljupço Nikollovski.
Nikollovski po ashtu potencoi se është realizuar edhe lidhshmëria e institucione përmes rrjeteve të komunikimit dhe shkëmbimit të materialeve për rastet ku ka dyshime për korrupsion. Nga 23 prokuroritë publike, vetëm katër prej tyre kanë kapacitet hetues dhe veprues për sjelljen e vendimeve të shpejta, ndërsa këtë tani do ta realizojmë së bashku me Ministrin e Drejtësisë. Por, edhe Ligji për prejardhjen e pasurisë së patundshme të funksionarëve.
“Viti 2021 do të jetë vit anti-koruptiv. Prandaj qytetarët duhet ta lajmërojnë korrupsionin dhe mos të frikësohen, sepse askush nuk është mbi ligjin dhe nëse duam të kemi një shtet të pakorruptuar do të na duhet ndihma e secilit. Po ashtu jemi duke punuar në të drejtat e diskrecionit të funksionarëve, ku do të ketë shkurtim të anëtarëve të këshillave drejtues dhe atyre mbikëqyrës. Po ashtu së bashku jemi duke punuar në sjelljen e një ligji të veçantë për prejardhjen e pasurisë së patundshme të funksionarëve, e cila do t’ju ndihmojë Komisionin për anti-korrupsion.”,- tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, Ljupço Nikollovski.
Nikollvski po ashtu potencoi se me vëmendje është punuar edhe në reduktimin dhe kontrollin e pasurisë së shtetit, e të cilën e kanë nën kontroll funksionarët, siç janë pasuria e patundshme, kartelat bankare dhe veturat zyrtare.
Marketing