Nikollovski: Zaev dëshiron ta bën “katran” VMRO-në para ndërkombëtarëve

Nënkryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në emisionin “Jadi Burek”, ka theksuar se në këto momente loja kryesore e Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit nuk është referendumi apo marrëveshja por ta nxinë VMRO-DPMNE-në dhe ta shpallin si radikale, transmeton Zhurnal.

Marketing

Ai e potencoi shembullin me lyerjen e selisë nga ana e një tifo-grupi të një klubi basketbolli që është i financuar nga komuna që është nën udhëheqje të LSDM-së.

“Zaev dhe Dimitrov tani do të ishin tepër të lumtur që VMRO-DPMNE të radikalizohet, që VMRO të përjashtohet nga Partia popullore europiane, që udhëheqësia e VMRO-së të vendoset në listën e zezë edhe të SHBA-së. Por këtë dëshirë të tyre ne nuk do ua mundësojmë. Duhet të jenë të vetëdijshëm qytetarët se VMRO-DPMNE qëndron, ka qëndruar dhe do të qëndron në krah të interesave kombëtare maqedonase”, thotë Nikollovski.

Marketing