Nikovski me kolumnë kundër Bujar Osmanit: Për ta shpëtuar maqedonizmin na duhen 60 deputet

Ish ambasadori Risto Nikovski i njohur për qëndrimet albanofobe dhe antishqiptare, në shkrimin e tij të fundit me titull “Bujar Osmani ka nënshkruar pëlqimin për ndryshimin e Kushtetutës”, mes tjerash, shkruan:

Marketing

“Osmani pranoi të gjitha fantazmagoritë dhe marrëzitë bullgare, pa asnjë kompensim nga ana e tyre. Nga ana tjetër, francezët, si kryesues të BE-së, ishin vetëm bartës të presionit të ashpër ndaj Maqedonisë, që ajo të pranonte shantazhin e paturpshëm bullgar. Kështu, ne vetë do të bllokohemi në rrugën drejt BE-së.

Sipas Nikovskit, viti i ardhshëm (2024) do të jetë edhe më kritik për Maqedoninë e Veriut. “Të gjithë qytetarët e saj duhet të tregohen të denjë për përgjegjësitë që mbajnë. Zgjedhjet janë një mundësi që nuk duhet humbur. Nëse nuk përdoret, vështirë se do të ketë një mundësi të re për të shpëtuar maqedonizmin. Forcat opozitare duhet të marrin mbi 60 deputetë. Ndryshe nuk ka shpëtim për ne”, shkruan ai.

Marketing