Nis ribrendimi turistik me “Maqedoninë e Veriut”

Materialet turistike promovuese me emrin e vjetër Maqedonia, me të cilin shteti deri më tani përfaqësohej në panairet e turizmit jashtë vendit, po shkojnë në histori. Bëhet fjalë për fushata të reja promocionale me emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut. Nga Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit thonë se në kuadër të programit të tyre ishte planifikuar të krijohej një logo e re turistike si për shembull „I need North Macedonia“, përkatësisht “Më duhet Maqedonia e Veriut”.

Marketing

Nga Panairi i Londrës, fillojmë me ribrendim të qetë sepse ai është një proces më i gjatë në të cilin duhet punuar. Përgatiten broshura të reja, material i ri promovues. Ne jemi agjenci qeveritare dhe i ndjekim drejtimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe natyrisht do të marrim pjesë me emrin e ri … “- tha Ljupço Janevski, Drejtor i Agjencisë për promovim dhe Mbështetje të turizmit.

Materialet promovuese dhe broshurat me emrin e vjetër kushtetues që janë rreth 30 mijë në numër nuk do të hidhen, por do të përdoren brenda shtetit dhe do t’i ndahen sektorit të turizmit.

Ne si individ nuk i nënshtrohemi asaj marrëveshjeje, por natyrisht nëse duhet do të bëjmë edhe ndryshim të materialeve promovuese. Do të thotë shpenzime shtesë, por shpresoj se do të jetë edhe një përfitim shtesë pas kësaj. Natyrisht që ende njihemi si një nga vendet e ish-Jugosllavisë”- theksoi Ana Jançeva- menaxhere në Hotelin Drin, Strugë.

Jançeva mendon se krahas emrit të ri, nuk do ta kenë problem t’ua shpjegojnë partnerëve të tyre jashtë vendit se cili në të vërtetë është destinacioni, sepse ata vendin në tregun e tyre edhe më tej e shesin si Maqedoni. Në panairin e fundit të turizmit në Berlin të Gjermanisë, pala greke reagoi për shkak të përdorimit të emrit Maqedoni në mbishkrimet në stendën e vendit tonë.

Nuk do të thosha se këto janë probleme, do të thosha se më shumë janë mosmarrëveshje. Shpresoj që në të ardhmen, të dyja palët do të jemi mjaft tolerant dhe kooperativ për t’i tejkaluar. Kur flasim për Maqedoninë, mendoj për rajonin”.- u shpreh Ljupco Janevski, Drejtor i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit.

Aktualisht, në 13 vende të botës ka fushatë për Maqedoninë e Veriut si destinacion turistik.

Marketing