Nis seanca, Kuvendi pritet ta votojë Qeverinë Kurti 2

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka nisur seancën për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka nis seancën e jashtëzakonshme, sipas kërkesës së 52 deputetëve të Kosovës, ku pritet të votohet Qeveria Kurti 2.

Marketing

Konjufca ka deklaruar për pjesëmarrjen e disa ambasadorëve në seancë teksa ka thënë se në Kuvend janë 108 deputetë nga 120, shkruan lajmi.net.

Gjatë kësaj seance, kandidati për kryeministër, Albin Kurti do të paraqes përbërjen e qeverisë.

Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8, Lista Serbe ka fituar 10 ulëset e garantuara, dy mandate i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, nga një mandat kanë Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Re Demokratike, Iniciativa Rome, Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Marketing