Ballina Sport Nis sot play off për Botërorin

Nis sot play off për Botërorin

Përfaqësueset Europiane luajnë sot ndeshjet e para të fazës play off të Botërorit. Pas përjashtimit të Rusisë mbeten 11 ekipe për 3 vende në finalet e Katar 2022. Grupi C duket më interesanti ku do të luhen Itali – Maqedoni e Veriut dhe Portugali – Turqi.

Marketing

Italianët nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin që erdhi në këtë pikë falë Ligës së Kombeve. Duan fitoren me çdo kusht për të luajtur më pas finalen për vendin në Kupën e Botës.

Edhe Portugalia e Cristiano Ronaldo do të hedhë hapin e parë në përballjen me Turqinë. Kapiteni i portugezëve kërkon pjesëmarrjen në turneun e dhjetë radhazi mes Europianit dhe Botërorit.

Fituesit e këtyre sfidave do të zhvillojnë një ndeshje më 29 Mars ku triumfuesi shkon në Katar. Për Grupin A do të luhet Uells – Austri, ndërsa Skoci – Ukrainë është shtyrë për në qershor për shkak të luftës.

Marketing
Exit mobile version