Nis zgjerimi i Bulevardit “Nikolla Karev”, autoritetet: I japim zgjidhje problemit dekadësh

Në fillim të muajit prill të vitit 2020, qytetarët do të mund të lëvizin më lirshëm përgjatë Bulevardit “Nikolla Karev”, që njihet ndryshe edhe si “Rruga e Plastikave”. Me nisjen e punimeve për zgjerim në terren, autoritet theksojnë se po zgjidhin një nga problemet dekadëshe që ngulfat komunikacionin në qytetin e Shkupit.

Marketing

“Kjo është një nga pikat më të dobëta të komunikacionit në qytetin e Shkupit dhe mu për këtë shkak vendosëm të nisim realizimin. Kemi biseduar me bizneset me pronarët e disa objekteve afariste që gjatë realizimit të punimeve të mos pengojmë veprimtarinë e tyre të përditshme. Pra, realisht hyjmë në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që me dekada po ngulfat qytetin tonë. Duke pasur parasysh pengesat që do të jenë në rrugë, i apelojmë qytetarët për durim.”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Punimet për zgjerimin e bulevardit u përshëndet edhe nga qytetarët.

“Mirë duhet të jetë. Bëhej tollovi këtu çdoherë, por pasi të rregullohet normal që do bëhet më mirë.”,- theksoi një qytetar.

“Prej këtu deri lartë gjysmë ore ose 1 e bën. Por, çdo gjë që punohet është mirë.”,- u shpreh një qytetar.

“Gjithmonë këtu është tollovi, më mirë do të bëhet.”,- tha një qytetar.

Bulevardi “Nikolla Karev” njihet si një nga bulevardet më të ngarkuara në qytetin e Shkupit, ndërsa planifikohet të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore me gjithsej 4 korsi, shteg për biçikleta dhe këmbësorë.