Nisi seanca kuvendore që pritet t’i japë fund paqartësisë për patentë shoferët

Me 89 vota “për”, deputetët e votuan nevojën për diskutim mbi ndryshimet në Ligjin për Siguri në Komunikacionin Rrugor, përcjell TV21. Propozim ligji është firmosur nga koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet që të votohet pasditen e sotme, pasi të ketë kaluar procedurën në komision.

Marketing

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së sqaroi se propozimi është dorëzuar me qëllim të zgjidhjes së problemit të qytetarëve me dokumente personale.

“Erdhëm në një zgjidhje të përbashkët, dhe bëhet fjalë për ndryshime të vogla të zgjidhjes ligjore në dispozitë ku data 12 shkurt 2024, pra sot, zëvendësohet me fjalët 31 dhjetor 2024 ose deri në fund të vitit”, tha Nikolla Micevski.

Seanca prite të vazhdojë në ora 16:20.