Ballina Lajme Kosovë Nisin talljet masive me Prindon Sadriun, hapet grup për t’ia mbledhur 396...

Nisin talljet masive me Prindon Sadriun, hapet grup për t’ia mbledhur 396 euro

Pasi Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19 kanë filluar talljet në rrjetet sociale të internetit.

Marketing

Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19

Tashmë është hapur një grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet Sadriut që t’i bëjë edhe 396 euro të tjerë.

“Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prindon Sadriu po vuan nga një sëmundje e rëndë covid-19. Për shkak të dëmtimit serioz në mushkëri…”, thuhet në njërin nga shkrimet e postuara në këtë grup.

Marketing
Exit mobile version