Nisma Pse jo? zbrapsi maqedonasit, asnjë parti shqiptare nuk e dënoi aktin e këshilltarit maqedonas

Nisma Pse Jo? nuk lejoi sot përmes protestës para Komunës Butel që të nëpërkëmbet dinjiteti shqiptar.Ata u tubuan aty me pankarta në dorë dhe detyruan që njeriu që shau shqiptarët të kthente mbrapshtë ato fjalë të rënda, fyese dhe raciste kundrejt shqiptarëve nën arsyetimin se i qe hakuar facebooku i tij informon TetovaSot.
Nisma Pse JO? thotë se BDI di të mbrojë interesin shqiptar .BDI poashtu u ka treguar oponentëve të tyre politik që kërkojnë pushtetin e ardhshëm te shqiptarët , se di edhe të protestojë, gjë që ata nuk e kanë bërë kurrë deri tani.
Dhe derisa kjo protestë ku protestuesit mbanin pankarta të ndyshme në duar, me mbishkrime si “Dorëheqje”, “Barazi”, “Nga komunistë u bëtë fashistë” arriti qëllimin e tyre sepse përmes Facebookut Kryetari i Butelit, Velimir Smilevski ka njoftuar se të punësuarit i është ndërprerë kontrata e punës, asnjë parti tjetër shqiptare nuk ka reaguar në këtë drejtim.
“Në lidhje me ngjarjen e djeshme të pakëndshme me të punësuarin në Komunën e Butelit, ju informoj se nga sot, angazhimi i tij në punë që ishte i rregulluar me kontratë, është ndërprerë dhe i njëjti më nuk është i punësuar në Komunën e Butelit” ka shkruar Smilevski percjelle TetovaSot.

Marketing

Këshilltari maqedonas shau dhe ofendoi rëndë shqiptarët ndërsa ishte vetëm BDI përmes Nismën Pse JO? që reagoi në këtë drejtim .
Disa protestues thanë se kur vjen cështja tek dinjiteti shqiptar ,ata gjithnjë do të jenë në vijën e parë për të protestuar sepse shqiptarët sipas tyre tashmë janë të rëndësishëm në këtë shtet dhe sipas tyre për këtë arsye edhe ka ardhë koha që kryeministri të jetë shqiptar.

Marketing