Një burrë nga Italia është gati ta lë një ishull në të cilin ka jetuar për më shumë se 30 vjet pas presionit nga autoritetit.
Mauro Morandi 81-vjeçar është zhvendosur në Budelli në vitin 1989.
Vitin e kaluar, Morandi tha se pronarët e ishullit kanë kërkuar që ai të ndërrojë lokacionin.
“Do ta lë ishullin duke shpresuar që Budelli do të jetë i mbrojtur siç e kam mbrojtur për 32 vjet”, ka shkruar ai të dielën në Facebook.
Unë isha mjaft i ngopur me shumë gjëra në lidhje me shoqërinë tonë: konsumizmi dhe situata politike në Itali, “tha Morandi “Vendosa të transferohem në një ishull të shkretë në Polinezi, larg gjithë civilizimit. Doja të filloja një jetë të re afër natyrës”
Pasi filluan udhëtimin e tyre përmes detit, ai dhe një numër miqsh zbritën në arkipelagun italian të La Maddalena, ku planifikuan të punonin dhe të bënin para për të financuar pjesën tjetër të udhëtimeve të tyre.
Por pasi arritën në Budelli dhe pasi njohën rojet e plazhit i cili njihet për ngjyrën e tij pink, Morandi vendosi të qëndrojë, dhe që prej atëherë ai ka folur me turistët.
Në vitin 2020, presidenti i Parkut Kombëtar të La Maddalena, Fabrizio Fonnesu, i tha CNN se Morandi kishte kryer ndryshime të paligjshme në kasollen e tij, një ish-radio stacion që daton që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një peticion për qeverinë italiane ka mbledhur 70 mijë nënshkrime për ta bërë atë të qëndrojë. Por të dielën, Morandi ka treguar që ai do të largohet.