Një familje e një fshati shqiptar nga Maqedonia e vë në siklet policinë zvicerane

Në kryeqytetin e Zvicrës në Bern, një familje shqiptare nga Maqedonia Veriore ka krijuar një mafi të vërtetë në montimin e skeleve. Mashtrimi saj është: Po që se firmës i ngushtohet rrethi, pronari e falimenton firmën dhe thjesht, krijon një kompani të re. Në Bern, Policia e të huajve ka vënë në shënjestër një familje të tërë.

Marketing

Siç raportoi televizioni “Rundschau”, dyshohet se kjo familje është duke operuar në mënyrë jashtligjore në montimin e skeleve, “Klani shqiptar verimaqedonas është përhapur në të gjithë qytetin, duke ndërlikuar biznesin me çmime të ulëta dhe metoda të paligjshme”, publion telezioni “Rundschau”, ndërsa raporton se familja bën karta identiteti të rremë, punëson punëtorë të paligjshëm dhe punëtorëve nuk ua paguan rrogat.

“Nëse kompania shkon drejt greminës, ata paraqesin falimentim dhe thjesht fillojnë me një kompani të re. Rreth 40 persona, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, thuhet se i përkasin klanit – praktikisht të gjithë vijnë nga i njëjti fshat”, përcjell KOHA raportin e Rundschau.
Në mediat sociale, anëtarët e klanit mburren me shtëpi të reja, makina dhe shumë para – ndërsa ish-punëtorët ende janë duke pritur për pagat e tyre. Për shkak të veprimeve të tilla, autoriteteve iu ra në sy klani.
Shumë prej punëtorëve të tyre punojnë në mënyrë të paligjshme në Zvicër, nganjëherë marrin vetëm kontrata fiktive të punës. Sigurimet shoqërore dhe sigurimet e aksidenteve nuk janë të përfshira. Ndonjëherë thjesht edhe nuk ka paga.

Siç është rasti i Hasan Obey. Njëra prej këtyre kompanive ende i ka borxh 8000 franga zvicerane punëtorit të skeleve – pagesa iu premtua me një letër të thjeshtë të plotësuar me shkrim dore. Tashmë Obey ka paraqitur një ankesë. Në raste të tilla ose kur biznesi nuk shkon mirë, pronarët thjesht e lënë kompaninë e tyre të falimentojë. Pastaj ata fillojnë një kompani të re dhe fillojnë lojën përsëri.
Në këtë drejtim, një 32-vjeçar verimaqedonas është i veçantë në këtë drejtim. Që nga viti 2006, ai ka themeluar nëntë kompani skelesh – të gjitha falimentuan! Njëra prej tyre madje ekzistonte vetëm për gjysmë viti, përkatësisht gjatë sezonit të ndërtimit. Ndërkohë, ai ka grumbulluar gjysmë milioni franga zvicerane.

Manuel Rohrer është avokati i personit 32-vjeçar. Ai tha për “Rundschau” se “krijimi i një ndërmarrje të re pas falimentimit nuk është e ndaluar me ligj”. Ai nuk është i kënaqur me raportin e Rundschau: “Klienti im është portretizuar si anëtar i klanit të rangut të lartë, kjo nuk është e vërtetë”.

Sidoqoftë, kundër klientit të tij janë parashtruar dymbëdhjetë denoncime. “Shumica e tyre janë denoncime për ngarje shumë të shpejtë”, arsyetohet avokati i tij.
Gjatë hulumtimit të tyre, reporterët e televizionit zviceran u kërcënuan. Pas një vizite të paparalajmëruar te 32-vjeçari verimaqedonas, ata fillimisht u fyen, e më pastaj, u detyruan t’i fshijnë pamjet.

Një ish-punëtor që ende është duke pritur për pagën e tij, gjithashtu u kërcënua. Kur ai paraqiti një ankesë, anëtarët e klanit e kërcënuan për ta rrahur. Nga frika, ai nuk pranoi të dilte para kamerave. (koha.mk