Një grua rrahet nga vjehrri, bashkëshorti dhe kunati

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Malishevë.

Marketing

Siç njofton Policia, një grua është rrahur nga vjehrri, bashkëshorti dhe kunati.

“Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri, bashkëshorti dhe kunati)”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.