Ballina Aktuale Një grup grekësh del kundër marrëveshjes për emrin. Ç’do të ndodh me...

Një grup grekësh del kundër marrëveshjes për emrin. Ç’do të ndodh me emrin?

Zv. ministri grek për transport dhe lidhje, Nikos Mavraganis deklaron se Shkupi është një shtet i vogël sot, por të nesërmes nuk i dihet.

Marketing

Ai është anëtar i partisë Grekët e Pavarur, grupim që vazhdon të mbetet në qëndrimin kundër një emri të përbërë, ku përfshihet termi “Maqedonia”.

Mavraganis shprehet se partia e tij nuk do ta mbështet një marrëveshje të tillë, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një obsesion për emrin, por është rezultat i bindjes së thellë ndaj çfarëdo irredentizmi nga Shkupi, që sot është shtet i vogël, por nesër mund të ndryshojë.

Sipas tij, në vitet e 40-ta, 50-ta, 60-ta, askush nuk priste një zhvillim të këtillë, prandaj insistohet në pozicionin që mbajnë që të mos e votojnë marrëveshjen.

Marketing
Exit mobile version