Një grup prej 39 migrantësh u nisën për në Kanada

Një grup prej 39 qytetar të Afganistanit të cilët përkohësisht qëndronin në vendin tonë, sot paradite nga aeroporti ndërkombëtarë i Shkupit u nisën për në Kanada, vend ky i cili u siguroi qëndrim në pajtim me aksionin e bashkuar global për ndihmë të popullatës civile afgane.

Marketing

“Momentalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut qëndrojnë 503 qytetar afganë. Nga vendi deri tani janë larguar 217 civil të cilëve qëndrim të përhershëm u siguruan më shumë shtete”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimit qeveritar për marrëdhënie me publikun.