Një i burgosur në Idrizovë pozitiv në COVID-19

Në burgun në Idrizovë është regjistruar i burgosuri i parë pozitiv me koronavirus Kovid – 19. Krahas të infektuarit nga virusi, në izolim janë edhe dhjetë të burgosur nga qelia e tij dhe qelia pranë të cilët kanë pasur kontakt me të.

Marketing

Siç informoi drejtori i burgut, Bobi Mojsovski për MIA-n, i burgosuri i cili ka qenë nga Velesi ka qenë në shtëpi për fundjavë nga 24 deri më 27 qershor dhe më 30 qershor ka lajmëruar se ka temperaturë të rritur me ç’rast i është bërë test për Kovid i cili ka rezultuar pozitiv.