Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi sot në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë në afërsi të f. Straçincë, konfirmoi SPB Kumanovë.

Marketing

Në aksidentin që ka ndodhur në orën 9:40 kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Kumanovës.

Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Marketing