Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin e sotëm afër Probishtipit

Në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Probishtip-Kruishtë në afërsi të fshatit Buçishtë, në vendngjarje ka humbur jetën një 18 vjeçar me iniciale V.J. nga Koçani, i cili ka drejtuar automjetin “sead toledo”, me targa të Koçanit. Në automjet ka pasur edhe katër bashkudhëtarë të moshës prej 18 dhe njëri i moshës 17 vjeçare të cilët janë lënduar, prej të cilëve dy kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Marketing

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se sipas informacioneve të para në terren, aksidenti është paraqitur në mëngjesin e sotëm në orën 4.25, ndërsa ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin ku ka dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ka vdekur djaloshi 18 vjeçar. dy të moshës 17 dhe 18 vjet janë transferuar në Spitalin Klinik të Shtipit, ndërsa dy të tjerët janë transferuar në spitalin në Probishtip.

Zëdhënësja e Spitalit Klinik Shtip, Marina Shumanska thotë se njër nga djemtë është me lëndime të rënda në kokë, është kryer intervenim nga ana e neokirurgut dhe ndodhet në shok dhomë, ndërsa djaloshi tjetër është me lëndime në mushkëri dhe është transferuar në Repartin për Kirurgji.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e organeve hetimore.