Ballina Lajme Maqedoni Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Shtip-Shkup

Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Shtip-Shkup

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shtip-Shkup, para fshatit Konjarë, transmton Alsat. Një makinë është rrokullisur duke lënë të vdekur në vendngjarje një person dhe një tjetër të plagosur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, ku një makinë e tipit Nissan me targa të Shkupit është përmbysur. Personi i lënduar është transferuar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. MPB njofton se gjatë ditës së nesërme do të japin më tepër detaje në lidhje me rastin.

Marketing
Marketing
Exit mobile version