Një i vdekur nga përplasja e dy kamionëve në Veles

Një viktimë nga aksidenti i djeshëm mes dy kamionëve në fshatin izvori të Velesit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 në afërsi të vendit të quajtur “Vranovski anovi”, mes dy kamionëve “TAM”, me targa të Velesit.

Marketing

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar I.J., të cilat i janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Marketing