Një i vrarë e shtatë të plagosur në Oklahoma

Një person mbeti i vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga të shtënat në Ditën e Përkujtimit në shtetin amerikan Oklahoma.

Marketing

Mes të plagosurve janë edhe dy të mitur. Autoritetet lokale thanë se të shtënat u paraprinë nga një sherr. Askush nuk është arrestuar deri më tani.

Rreth 1.500 persona morën pjesë në Ditën e Përkujtimit pranë qytetit Taft.

Autoritetet nuk dhanë më shumë detaje rreth incidentit.