Një javë pas martesës futbollisti jep frymën e fundit në fushë duke luajtur

Një tragjedi ka ndodhur në fushën e futbollit kur gjatë ndeshjes futbollistike ndërron jetë kapiteni i ekipit algjerian Mouloudia Saida.

Marketing

Sofiane Lokar pësoi atak kardial gjatë lojës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Oran Association, të shtunën, në ligën e kategorisë së dytë algjeriane.

Sufian Lokar, 30 vjeç, u rrëzua papritur në fushë gjatë ndeshjes dhe stafi mjekësor nxitoi për t’i shpëtuar jetën, por ai dha frymën e fundit, pasi pësoi një atak në zemër.

Sofiane ishte martuar vetëm një javë më parë.

Marketing