Një komision special do të bëjë revizionin e procedurave të dyshimta për punësim

Agjencia e Administratës së shpejti do të krijojë një komision special për revizion të çfarëdo lloj procedure për punësim për të cilën ka dyshime, paralajmëroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Marketing

“Në komision do të kenë të drejtën që të marrin pjesë përfaqësues të opozitës dhe të partive qeveritare, si dhe persona të jashtëm që do të kenë një mekanizëm plotësues për kontroll të këtyre situatave”, tha Mançevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres konferencën e sotme në Qeveri.

Ai theksoi se nuk ka numër të saktë se sa prej rasteve të cilat nga opinioni ishin vlerësuar si nepotizëm gjatë punësimit janë tërhequr nga vendet e tyre të punës dhe shtoi se priten edhe rezultatet nga procedura që e zbaton Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Procesi është në vijim dhe çdo ditë do të rritet numri i personave të cilët tërhiqen”, tha Mançevski.

I pyetur se deri ku është procesi i riemërimeve të të punësuarve sipas Marrëveshjes së Ohrit të cilët rinë në shtëpi dhe marrin rrogë, Mançevski tha se procedurat për riemërime janë pezulluar nga 8 shkurti kur edhe janë shpallur zgjedhjet presidenciale.

“Deri në datën 8 shkurt kur edhe u shpall ndalesa, procesi zhvillohej me dinamikën e caktuar, ndërsa do të vazhdojë menjëherë pasi do të përfundojnë zgjedhjet presidenciale”, tha Mançevski dhe shtoi se janë ndaluar edhe emërimet e tjera derisa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk i shpall rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale.