Maskat e zakonshme nevojisin rreth 450 për t’u shpërbërë në tokë ose në ujë.
Teksa koronavirusi i ri përfshiu sivjet vendet e botës, miliarda njerëz nisën të mbajnë mbulesa fytyre. Sipas një studimi të fundit, rreth 129 miliardë prej tyre përdoren në një muaj në të gjithe botën.
Teksa maskat bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme ato po shtojnë në mënyrë alarmante masën e mbeturinave në zona urbane, në parqe, në natyrë dhe në oqeanet tona sipas studimit të grupit jo-qeveritar OceansAsia.
“Kur plastika hyn në mjedisin detar, është shumë e vështirë që ajo të lëvizë,” thotë Dr. Teale Phelps Bondaroff, drejtor kërkimor i grupit.
Organizata nga Hong Kong llogarit se vetëm në vitin 2020, 1.56 miliardë maska po mbushin oqeanet tona, një statistikë e vrazhdë që po dëshmohet nga mbërritja e tyre në ishujt e vegjël të Hong Kong.
Maskat e fytyrës po kthehen në një tjetër element të ndotjes plastike në oqean, pasi sipas analizave mbulesat më të zakonshme të fytyrës nevojisin rreth 450 për t’u shpërbërë.
Ato janë të përbëra nga disa shtresa polipropilen, që janë fibra të holla plastike.
Rreth 52 miliardë maska janë prodhuar sivjet në të gjithë boten, secila me një peshë mesatare prej 3 deri në 4 gramë, që do të thotë se në total ato kanë shkaktuar 4,680 deri në 6,240 ton ndotje të reja plastike.
Lajmi vjen në një kohë që ndotja në oqeane tashmë ka arritur në 100 milionë ton, sipas Kombeve të Bashkuara.
Sipas një studimi të forumit Ekonomik Botëror në Davos në 2016 deri në vitin 2050 ndotja plastike në oqeane do të peshojë më shumë se peshqit në të.