Një person kërcen nga kati i 5-të nga konvikti në Prishtinë

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Marketing

Indeksonline mëson se sot në orët e pasdites një person ka kërcyer nga konvikti, saktësisht nga ai numër 7.

Sipas një dëshmitari që po qëndron i karantinuar, i njëjti person i gjinisë mashkull, ka kërcyer nga kati i 5-të.

Ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të njëjtin person e kanë dërguar në QKUK me shenjta jete.

Por, që ai s’arriti t’iu shpëtojë plagëve.

Gjithashtu Indeksonline mëson se viktima është i gjinisë mashkull A.M dhe është 26 vjeçar nga komuna e Gjilanit.

Marketing