Një person lëndohet rëndë në fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Një bashkudhëtar në motoçikletë u lëndua rëndë në një, nga gjithsej 16 fatkeqësitë që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë prej tyre më lehtë janë lënduar tetë persona, në nëntë fatkeqësi është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe ka përjashtuar nga komunikacioni 28 shoferë, të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 para se të përfitohen me të drejtë për drejtim të automjetit, dy fillestarë, si dhe 10 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe gjashtë shoferë, të cilët kanë kaluar në udhëkryqe në dritë të kuqe, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, ndërsa 14 shoferë kanë përdorur celular gjatë drejtimit të automjetit.

Janë sanksionuar edhe 70 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 64 automjete.