Një pjesë e komunës së Çairit nesër pa ujë

Ndërprerje të furnizimit me ujë nesër prej orës nëntë do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Pero Toshev” dhe “363” në komunën e Çairit.

Marketing

Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup, furnizimi me ujë do të ndërpritet për shkak një intervenimi në rrugën “Xhon Kenedi” nr 12 në lagjen Çair.

Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në përfundimin e intervenimit. .