Ballina Lajme Maqedoni Një pjesë e konsumatorëve në Qendër, fshati Bardovc dhe lokaliteti Matkë nesër...

Një pjesë e konsumatorëve në Qendër, fshati Bardovc dhe lokaliteti Matkë nesër pa energji elektrik

Konsumatorët e objekteve të Muzeut Matkë, restoranti Kanjon Matka dhe kisha “Shën Andrej” në lokalitetin Matkë në Komunën e Sarajit nesër do të jenë pa energji

Marketing

eleketrike nga ora 8.30 e deri në orën 15, kumtoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni. Për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektro shpërndarës, pa energji elektrike në periudhën e njëjtë të ditës do të mbesin edhe konsumatorët e një jese të rrugës “Aminta Treti”, numrat nga 70 e përpjetë, më saktë objektet në rrethinën e udhëkryqit me bulevardin “Mitropolit Teodisij Gologanov” (Klubi i deputetëve, kafeneja “Ka”, Ambasada holanedeze dhe të tjera në Komunën e Qendrës.

Nga ora 8.30 e deri në orën 14.00 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e një pjese të rrugës “Maqedonia” (ndërtesa Maqedonia në Komunën Qendër), ndërsa nga ora 9.00 e deri në orën 13 – konsumatorët e një pjese të rrugëve “12” në fshatin Bardovc në Komunën e Karposhit.

Marketing
Exit mobile version