Ballina Lajme Maqedoni Një pjesë e përmendoreve në Shkup me mbishkrime të reja

Një pjesë e përmendoreve në Shkup me mbishkrime të reja

Aleksandri i Madh i përket historisë dhe qytetërimit antik helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Kështu qëndron në mbishkrimin e ri në përmendoren e luftëtarit mbi kalë në sheshin e Shkupit. Me këtë ka filluar vendosja e mbishkrimeve të reja në përmendoret të projektit “Shkupi 2014”, në përputhje me marrëveshjes së Prespës ku në nenin 8 paragrafi 2 thuhet se “brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje pala e dytë do të rishikojë statusin e monumenteve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës në territorin e saj.

Marketing

Tabelat e reja janë të vendosura në 3 gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Veç kësaj, ka nisur edhe largimi i simbolit të vjetër apo Verginës, nga institucione publike, ndërtesat si dhe hapësirat publike, madje edhe nga pusesat në sheshin e Shkupi. Ky detyrim parashihet me nenin 8 paragrafi 3 të marrëveshjes ku thuhet ’’Pala e dytë nuk do të përdorë në asnjë mënyrë ose në çfarë do forme simbolin e vendosur më parë në flamurin e saj të mëparshëm në afat prej 6 muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Sa i përket simbolit të ish-flamurit (Diellit të Verginës), një detyrim të tillë shteti e ka marrë qysh në 1995 me Marrëveshjen e Përkohshme se nuk do të përdoret nga institucionet publike dhe shtetërore në hapësirat publike.

Ministri i pushteti lokal Goran Milevski thotë se përdorimi i simboleve siç është flamuri i vjetër mundet të përdoren nga qytetarët dhe se për ta nuk ka sanksione.
Sa i përket përdorimit privat të flamurit, unë personalisht nëse dua ta përdor atë kush do të mund të më ndalojë për atë? Me siguri në oborret e Greqisë çdo gjë mund të përdoret dhe askush nuk mund ta ndalojë, edhe këtu në pronë private kush donë mund të vendos, por për institucionet shtetërore duhet të respektojnë ligjin ndërsa për mos-respektim të ligjit kuptohet ka sanksione – tha Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Me këtë veprim, autoritetet vendore përmbushën një detyrim tjetër sipas parashikimeve të Marrëveshjes së Prespës. Ndërsa tabelat e vendosura në qytetin e Shkupit janë nën kompetencë të komunës së Shkupit.

Exit mobile version