Një pjesë e qendrës së Shkupit nesër pa energji elektrike

Konsumatorët e “Kej 13 Nëntori”, pjesa e parkingut “Holidej In”, shtrirja rreth “Kej 13 Nëntori”, bulevardi “Koço Racin” dhe rruga “Mirçe Acev” dhe semaforët tek udhëkryqi “Vero Xhambo” në Komunën Qendër, nesër prej orës 8:00 deri në orën 12:00 do të jenë pa energji elektrike.

Marketing

Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është zbatimi i ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.