Një pjesë e Tetovës pa ujë të pijshëm!

Banorët e një pjese të Tetovës gjatë gjithë ditës kanë qëndruar pa ujë të pijshëm.

Marketing

Në TV21 kanë arritur ankesa të shumta nga qytetarët e Tetovës, të cilët jetojnë kryesisht në lagjen Dardania, Potok dhe në qendër të qytetit.

Që të gjithë ankohen se që nga mëngjesi nuk kanë ujë.

Se do të ketë restrikcione nuk kanë paralajmëruar nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”. Nga kjo ndërmarrje në faqen zyrtare të saj në Facebook nuk ka kumtesë as për shkaqet e ndërprerjes me furnizim me ujë dhe deri kur do të zgjasë e njëjta./TV21