Një rast me COVID-19 konfirmohet te Napoli

Një rast me COVID-19 është konfirmuar te Napoli.

Marketing

Është mesfushori Piotr Zielinski, që ka dalë pozitiv në testimin e dytë që ka bërë skuadra te Napoli.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Napolit.

Rastet te Napoli janë paraqitur pas ndeshjes me Genaon, tek e cila skuadër janë lajmëruar 14 raste pozitive.

Lajm i mirë është testi negativ për Amir Rrahmanin, që do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit.

Marketing