Ballina Showbiz Një shqiptare në “The Voice Australia”, Rita Ora e përshëndet shqip (VIDEO)

Një shqiptare në “The Voice Australia”, Rita Ora e përshëndet shqip (VIDEO)

Një shqiptare nga Kosova, e quajtur Sihana Haxhnikaj konkurroi për t’u bërë pjesë e “The Voice Australia”.

Marketing

Mes pjesëtarëve të jurisë ishte dhe Rita Ora, këngëtarja kosovare me famë botërore. Dhe ka qenë pikërisht, Rita, ajo që vendosi të shtypë butonin dhe të marrë në skuadrën e saj 16-vjeçaren.

Rita e pyeti vajzën për emrin duke i thënë se i tingëllonte i dëgjuar dhe në momentin që ajo tregoi origjinën, këngëtarja vendosi të përshëndesë shqip dhe familjarët e vajzës.

“Jemi shumë pak andej nga vijmë ne dhe duket sikur të gjithë jemi të afërm me njëri tjetrin. Kështu që Sihana është si kushërira ime,” – u shpreh Rita e emocionuar.

16-vjeçarja garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus

https://youtu.be/Csdw8g4gm3g

Marketing
Exit mobile version