Ballina Lajme Kosovë Një tjetër shtatzënë shqiptare, vetëm 24 vjeç, humb jetën nga Covid 19

Një tjetër shtatzënë shqiptare, vetëm 24 vjeç, humb jetën nga Covid 19

Një tjetër shtatzanë nuk i ka mbijetuar luftës me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Marketing

News 24 raporton se ka humbur jetën një 24-vjeçare e cila ishte e infektuar me Covid-19.

Disa javë më parë, mjekët në spitalin Infektiv ku Xheni Kaba ishte shtruar, kanë bërë lindje të parakohshme duke sjellë në jetë fëmijën.

Gjendja e 24-vjeçares ishte përkeqësuar dhe ajo ishte dërguar në Turqi për trajtim të specializuar, ku edhe ka ndërruar jete ditën e sotme.

Kujtojmë që një ditë më parë, ndërroi jetë në spitalin Infektiv edhe një grua 34 vjeçare e cila ishte 4-muajshe shtatzënë.

Exit mobile version