Një vajzë e nxori Anisën në mes të mësimit dhe që atëherë ajo është zhdukur!

Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë, prej ditës së djeshme është zhdukur. Familja e kërkon me dëshpërim dhe rasti u raportua në polici. Për “Focus”, babai i vajzës, Engin, tregon i dëshpëruar ngjarjen. Ai thotë se e gjithë familja është mbledhur, nuk dinë ku të drejtohen për ndihmë dhe janë tepër të shqetësuar.

Marketing

“Dje e pashë për herë të fundit, herët në mëngjes, para se të shkoja në punë. Ajo po bëhej gati për të shkuar në shkollë. Ajo ka veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona kafe, është e gjatë rreth 163 centimetra. U nis për në shkollë dhe më pas nuk u kthye në shtëpi. Nga sa dimë deri tani, gjatë mësimit ka ardhur një vajzë që nuk është shoqe e saj, rreth dy vjet më e madhe se ajo. Ajo ndoshta ka thënë një gënjeshtër, kështu që ata e lanë vajzën time të shkojë me të. Nga ai moment nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, ku kanë shkuar, ku e kanë çuar vajzën time”, thotë Engini.

Ai shton se Anisa ishte një vajzë shumë e qetë dhe e tërhequr. Të gjithë në familje ishin mjaft të afërt, ajo nuk kishte sekrete prej tyre dhe ishte një adoleshente tipike. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në të kaluarën.

“Kam informacione që janë thirrur në polici për intervistim prindërit, jo vajza që më ka çuar diku vajzën. Nuk kam asnjë kontakt me ta, nuk më lejuan t’i pyesja se ku është Anisa. Nuk dimë ku të kërkojmë, çfarë të bëjmë për ta kthyer fëmijën tonë në shtëpi! Unë kërkoj ndihmën e njerëzve të mirë. Kushdo që e sheh të lajmërojë menjëherë policinë, ta ndalojë! Le të më telefonojnë edhe në 072 232 983” apelon prindi i dëshpëruar. (fokus.mk)

Marketing