Një viktimë dhe 14 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 242 teste prej të cilëve 14 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, pesë raste janë regjistruar në Shkup, dy në Prilep, gjashtë në Veles dhe një në Tetovë.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar kurimin e gjithsej 20 pacientëve. Sipas qyteteve, janë shëruar nëntë pacientë nga Kumanova, një nga Shkupi, dy nga Prilepi, shtatë nga Velesi, dhe një nga Manastiri.

Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar, i cili ishte shtruar në spital me 28 prill.

Që nga fillimi i epidemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostifikuar gjithsej 1586 persona, prej të cilëve 1099 janë shëruar, 90 kanë ndërruar jetë. Në vendin tonë për momentin ka 397 raste aktive të regjistruara.