Një vit nga zgjedhjet presidenciale, ja emrat e kandidatëve që përfolen, Ivanov jashtë?!

Më 12 maj do nis viti i fundit i Gjorgje Ivanovit në postin e presidentit të Maqedonisë, si pjesë e mandatit të dytë, pas rizgjedhjes më 27 prill 2014.

Marketing

Sipas gazetës “Nezavisen”, partitë politike tashmë kanë nisur kombinatorikat për kandidatin e tyre të preferuar që do të garojë për president të vendit. LSDM po shqyrton disa kandidatura, mes tyre ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, zv/kryeministri Koço Angjushev, biznesmenin Trifun Kostovski, por nuk përjashtohet edhe Stevo Pendarovski, ish-kandidati i zgjedhjeve të kaluara.

Por nga ana tjetër, emra po përfliten edhe në VMRO-DPMNE. Ditëve të fundit është spekuluar me emrin e Nikolla Gruevskit. Por qarqe partiake preferojnë kandidaturën e Trajko Sllavevskit, profesorit universitar të ekonomisë që braktisi Ministrinë e Financave në vitet e para të qeverisjes së Gruevskit. Ai tanimë është rikthyer në kreun partiak pas largimit të Gruevskit.

Nga partitë shqiptare nuk përmenden kandidatë, por siç mësohet BDI dhe disa parti do të përkrahin kandidatin koncensual që pritet të del si emër nga LSDM.