Ballina Sport Një yll dhe 60 milionë euro: Lautaro largohet nga Interi

Një yll dhe 60 milionë euro: Lautaro largohet nga Interi

Gati operacioni i merkatos së verës, Lautaro largohet nga Interi!

Marketing

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është i lidhur me një largim nga Meazza për një kohë të gjatë.

Falë paraqitjeve të mira Lautaro është në shënjestrën e gjigantëve europian dhe kriza financiare te Interi ka bërë që të mos konsiderohet si i pashitshëm.

Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin 23-vjeçarin nëse në adresë të klubit arrin oferta e duhur.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Lautaros dhe Los Blancos kanë gati ofertën për El Toron.

Reali do t’ia ofrojë Interit 60 milionë euro dhe kartonin e Luka Jovic në këmbim të Lautaros.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Inter vështirë se do ta refuzojë ofertën e Realit.

Exit mobile version