“Njëra veturë me targa të Italisë, tjetra me targa të Gjermanisë”, detaje të reja nga vrasja në Batincë të Shkupit

Janë siguruar informacione shtesë nga gjuajtja me armë në Batincë të Shkupit, ku si rrjedhojë mbeti i vrarë personi me iniciale A.B.I, 34-vjeç nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) i Shkupit. Burime të TV21 brenda MPB-së bëjnë të ditur se vetura “Ford”, tip foristrade, ku ndodhej tashmë i ndjeri, është me targa të Italisë, ndërsa vetura “Mercedes”, prej ku dy persona me maska gjuajtën me armë, është me targa të Gjermanisë.

Marketing

Vrasjen më herët e konfirmoi edhe MPB, në njoftimin e të cilëve thuhej:

“Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) . A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.