Njeriu i afërt i Faton Pecit do t’i prijë listës së kandidatëve për asambleistë në Mitrovicë

Lista “Guxo” në Mitrovicë, e ka gati ta përfundojë listën për asambleistë në Kuvendin Komunal.

Mësohet se listës do t’i prijë Enis Osmani, Këshilltari Politik i Ministrit Faton Peci, Enis Osmani.

Marketing

Në një foto të publikuar në Facebook, në të cilën janë Enis Osmani dhe Faton Peci shkruhet “Gati për sfidën e rradhës!”.

Ai kështu ka dhënë një sinjal se do të kandidojë për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit në listën e përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës “Guxo”.