Njësitë speciale shpëtojnë burrin nga ujërat e Vardarit

Me intervenimin e dy pjestarëve të Njësitit special “Alfa” është shpëtuar një burrë në Shkup i cili ishte hedhur në ujërat e Vardarit.
Burri i moshës madhore është vërejtur nga kalimtaët e rastit rreth orës 10 paradite që ka rënë në ujë në afërsi të urës së gurit dhe menjëherë është lajmëruar policia,ndërkohë që uji e kishte bartur deri tek ndërtesa e Ministrisë për punë të jashtme.
Të dy pjestarët e Njësitit special hynë në ujë për ti ndihmuar, ndërsa sipas informacioneve që ofron agjencia e lajmeve Mia personi ka bërë rezistencë dhe nuk ka dashur ti ofrojnë ndihmë dhe ka deklaruar se dëshiron që të vetvritet.
Gjithsesi pas disa tentimeve kanë arritur që ta largojnë nga uji.

Marketing
Marketing