Ballina Aktuale Njihuni me pasurinë “marramendëse” të Messit, nuk do ta besoni sa fiton...

Njihuni me pasurinë “marramendëse” të Messit, nuk do ta besoni sa fiton për një orë

Lionel Messi është futbollisti që po udhëheq Barcelonën drejt sukseseve të njëpasnjëshme.

Marketing

Argjentinasi u shpall lojtari më i paguar në La Liga duke rënë dakord për një marrëveshje të re qëndrimi te Barcelona deri në vitin 2021.

Vlera neto e Mesit vlerësohet të jetë diku mes 200 milionë deri në 230 milionë paund.

Ndërsa Forbes ka listuar Messin në radhën e 100 atletëve me fitime më të mëdha për vitin 2018, me të ardhura prej 112 milionë dollarë fitimesh, duke e bërë futbollistin me fitime më të mëdha në botë. Ai kishte 4 milionë dollarë më shumë sesa Ronaldo dhe 12 milionë dollarë më shumë se Neymar.

Ndërsa kontratat e tij e re do fusë në listën e sportistëve më të pasur në planet gjatë viteve të ardhshme.

Me kontratën e re, argjentinasi pritet të fitojë një shifër prej 500.000 paund në javë.

E përllogaritur Messi përfiton plot 71.429 mijë paund në ditë, ose e thënë ndryshe 2.760 mijë paund në orë.

Është e vështirë të krahasohet pikërisht për shkak të rregullave të ndryshme tatimore dhe shpërblimeve, por ai është ndoshta lojtari i dytë më i paguar në Evropë pas Neymar.

Para nënshkrimit të kontratës, Messi kishte një vlerë prej 336.000 paund.

Exit mobile version