Ndërmarrja Komunale Publike “Saraj”, aktivitetin e saj për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave e ka filluar edhe në vendbanimin Bojanë. Tani më NKP “Saraj”, po mbulonë të gjith teritotin e komunës së Sarajit në grumbullimin e mbeturinave në bashkpunim me Higjienën Komunale Shkup.
Komuna e Sarajit, ndërmjet NKP “Saraj”, angazhohet dhe punon që të krijojë një ambient sa më të pastër ekologjik dhe më të shëndetshëm, pasi që këtë e ka obligim primar.
Nga, udhëheqësi e kësaj ndërmarrje thonë se aktivitetin e tyre të planifikuar për të mbuluar të gjith territorin e komunës së Sarajit, po e ralizonë me sukses. Në vazhdim do të fillojnë edhe në vendbanimet më të larta malore ku kërkohet modalitet se si do të grumbullohen mbeturinat.
Gjithë ashtu, nga NKP “Saraj”, kërkojnë bashkëpunimin me qytetarët e komunës së Sarajit, që edhe ata të kontribojn në mirë mbajtjen dhe rruajtjen e ambientit, si dhe të jenë më aktiv në aspektin e pagesave, pasi që niveli i pagesës është shumë i ulët.