Noizy ka bërë një reagim sonte në lidhje me sfidën “Paintball” në emisionin “Zemër Luana” ku të ftuar ishin MatoLale dhe Marin.
Reperët nuk kursyen aspak të qëllonin mbi foton e Noizy-t, ku edhe lëshuan disa komente negative për të.
Mirëpo, Noizy ka publikuar një foto në Instagram, ku ka një kërkesë për Luana Vjollcën. Reperi kërkon që moderatorja t’ia heqe foton nga programi i saj.
Më tej, ai shkroi se emisioni i Luanës kërkon të prodhojë sherre mes reperëve si dhe në fund shtoi se nuk është në garë me më të vegjëlit.
“O Luana Vjollca më fal për shprehjen po më keni ça trapin me këto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen duke më vra, këtë mund ta thoja dhe privat po ajd mo.. Pytjet i bëni shumë të neveritshme doni vetëm sherre me ndodh, se çfarë ndodh me reperët më vone nuk të plas by*** ty, a rrahën, a vriten, a shahen, ty të intereson emisioni të bëjë famë në TikTok. Hiqe foton time nga aty se nuk jam në garë me këlysha”, ka shkruar Noziy.
Një ndër pyetjet që iu bë reperëve në emision ishte: Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?
Menjëherë MatoLale qëlloi foton e Noizy-t me breshëri ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Marini.
“Po ia fute mikut tim, je edhe armiku im!”, tha Marini ndër të tjera.
Jo vetëm kaq por MatoLale i bëri një ‘diss’ edhe Varrosit: O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!