Noizy ka nisur një tjetër sfidë në rrjete sociale.
Ditët e fundit kanë filluar shumë sfida në rrjete sociale, si me publikimin e fotografive nga fëmijëria, këndim, lexim, ushtrime, e shumë të tjera, shkruan lajmi.net.
Për ta thyer monotoninë e qëndrimit në shtëpi, qytetarët po bëjnë të tilla sfida, për tu argëtuar gjatë kësaj periudhe.
Së fundi, reperi Noizy ka nisur një tjetër sfidë, e që është uljet dhe ngritjet duke qëndruar me një këmbë.
Reperi e realizoi videon duke qëndruar buzë pishinës së shtëpisë, ndërsa nominoi edhe disa emra të njohur.
Për ndryshe, Noizy ka njoftuar që nesër (e premte) publikohet kënga e tij e re “Nuk je bad”.