Për herë të parë në Ballkan duke dëshmuar lideship u arrit marrëveshje e tillë inovative, shkruajnë 33 eurodeputetë prej 16 vendeve dhe gjashtë grupe politike të Parlamentit Evropian, në letrën drejtuar Komitetit Norvegjez për Nobel, me të cilën e mbështesin nismën e Vided Bushamaui nga Tunizia, kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras të jenë fitues të Çmimit Nobel për paqe për vitin 2019.
Letrën e nënshkruar nga tre eurodeputetët nga SYRIZA në tërësi e publikoi edhe agjencia greke e lajmeve ANA-MPA edhe eurodeputeti Dhimitris Papadimulis në ueb faqen e tij zyrtare, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nënshkruesit thonë se janë absolutisht të bindur se “propozimi i zonjës Bushamaui është qasje e drejtë dhe ka rëndësi të madhe, veçanërisht duke i marrë parasysh dallimet e ndërlikuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili pësoi shumë nga luftërat”.
“Kjo është hera e parë në Ballkan të arrihet një marrëveshje e tillë inovative. Që të dy kryeministrat e bënë këtë hap përpara, duke pasur presion të madh vendor, ndërsa në fund arritën në një rezultat të tillë pozitiv, që i referohet lidershipit të tyre. Nominimi i tyre për Çmimin Nobel për paqe”, dërgon mesazh deri tek të gjithë se guximi dhe të menduarit progresiv mbi kufijtë kombëtar duhet të shpërblehen, shkruajnë eurodeputetët në letrën e tyre në të cilën sqarojnë se pse e mbështesin nominimin e dy kryeministrave.
Ata vlerësojnë se Çmimi Nobel do t’u japë mbështetje Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit “në procesin e pajtimit dhe pranimin e marrëveshjes në vendet e tyre”, por edhe se do t’i inkurajojnë edhe të tjerët ta ndjekin shembullin konkret dhe të kontribuojnë për fqinjësi të qetë.